LAJMI I FUNDIT:

Klubet kanë raporte të shkëlqyera, Real Madridi po mendon ta huazojë Arda Gulerin

Klubet kanë raporte të shkëlqyera, Real Madridi po mendon ta huazojë Arda Gulerin

Arda Guler u transferua me shumë bujë te Real Madridi në verën e vitit 2023, kur Los Blancos paguan 20 milionë euro te Fenerbahce për ta fituar garën për talentin turk.

Megjithatë kur ka kaluar gjysma e sezonit, Guler ka vetëm tre ndeshje të zhvilluara dhe në total 76 minuta që është shumë pak për një futbollist të ri si ai që ka nevojë për sa më shumë lojë.

Real Madridi është i gatshëm që ta huazoj nga sezoni i ardhshëm talentin turk në mënyrë që ai të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur dhe që të rikthehen në të ardhmen në Santiago Bernabeu si futbollist i rëndësishëm.


U shfaq i zemëruar në mungesë të minutave, Real Madridi i çon një paralajmërim të ashpër Arda Gulerit
Lexo po ashtu U shfaq i zemëruar në mungesë të minutave, Real Madridi i çon një paralajmërim të ashpër Arda Gulerit

Marca ka raportuar se gjiganti italian AC Milan ka biseduar me Real Madridin dhe ka kërkuar huazimin e turkut për sezonin e ri.

Te Reali janë duke e vlerësuar situatën e lojtarit me lëndimet dhe duan ta shohin se si do të jetë paraqitja e tij deri në fund të sezonit para se të marrin vendim për huazimin e tij.

Befasia e këtij afati kalimtar: Arda Guler po largohet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Befasia e këtij afati kalimtar: Arda Guler po largohet nga Real Madridi

Megjithatë dëshira e lojtarit është të mbetet në Madrid dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë.

Gjithsesi duke marrë parasysh raportet e shkëlqyera që kanë dy klubet, nuk përjashtohet mundësia që 18-vjeçari në sezonin e ri të luaj me fanellën e gjigantit italian si i huazuar, por që Milani nuk do ta ketë të drejtën e blerjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori