Jurgen Klopp është ne krye të lisë së Federatës Gjermane të Futbollit për të marrë timonin e kombëtares dhe nëse ai pranon, Liverpooli e ka gati zëvendësuesin e tij.The Sun shkruan se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është ai i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Spanjolli ka të përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield Road”.


Klopp 1 e1693209656405

Klopp në anën tjetër ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2026, por mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye ekonomike.

Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e Gjermanisë, duke u larguar nga Liverpool gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015.

xabi alonso 2

Klopp këtë vit me Liverpooli do të provojë të kthehet në Ligën e Kampionëve, pasi mbeti jashtë për këtë sezon./Telegrafi/

telegrafi sport app