Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubi, ku është ndalur te mesfushori James Milner.

Klopp tregon se ka një respekt të madh për 33-vjeçarin. Sipas tij pa Milnerin sukseset në klub nuk do të vinin.

"Jam me fat që e kam një lojtar si Milner. Ai është lider në skuadër dhe e ka përmirësuar shumë veten në dy apo tri vitet e fundit. Sjellja e tij është e jashtëzakonshme”.

GettyImages 1056950304 James Milner duke u përshëndetur me Jurgen Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Njëjtë ka qenë edhe Sebastian Kehl te Dortmund”.

"Ne kemi aq shumë liderë në ekip: Hendo natyrisht, Millie natyrisht, Gini, Virg, të gjithë këta lojtarë janë në një mënyrë apo tjetër lider”.

lexo po astu

“Milner është njeri sportiv dhe në çdo sport që luan e bën si duhet. Pa të nuk do të arrinim këtu”.

"Fjalimet e tij me sharje në dhomat e zhveshjes, që unë nuk mund t'i them, janë fjalime motivuese dhe janë të lezetshme”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app