LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Liverpooli është tërheqës për lojtarët edhe pa Ligë të Kampionëve

Klopp: Liverpooli është tërheqës për lojtarët edhe pa Ligë të Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i bindur se dyshimet rreth kualifikimit në Ligën e Kampionëve nuk do të dëmtojnë planet e tyre në tregun e transferimeve.

Reds aktualisht janë në vendin e pestë dhe shkojnë në Leicester City të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e javës së 36-të.

Ekipi nga Anfield pret gabime nga Manchester Unitedi dhe Neëcastle për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por Klopp mendon se Reds janë tërheqës për lojtarët edhe nëse nuk kualifikohen në garën elitare për klube.


Klopp nuk mendon për top katërshe: Duhet të kemi kujdes edhe nga Brightoni
Lexo po ashtu Klopp nuk mendon për top katërshe: Duhet të kemi kujdes edhe nga Brightoni

“Kur flas me një lojtar – nëse më lejohet të flas me një lojtar – nuk mund të themi për momentin nëse kemi futboll në Ligën e Kampionëve. Pra, nëse tashmë po flasim, atëherë është e qartë se ai tashmë e di për atë situatë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Por, kjo është vetëm një gjë e përgjithshme. Unë mendoj se nëse i bashkohesh një klubi, do të arrish diçka së bashku me klubin”.

“Nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar”, Klopp zbulon strategjinë e Liverpoolit
Lexo po ashtu “Nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar”, Klopp zbulon strategjinë e Liverpoolit

“Është e qartë se ne duhet të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve, të luftojmë për trofe dhe gjëra të tilla. Nëse doni të jeni pjesë e kësaj, ju jeni më se të mirëpritur. Ne nuk mund të garantojmë këtë vit futbollin e Ligës së Kampionëve”.

“Por, gjithçka tjetër është njësoj si më parë: një klub fantastik me një ekip futbolli vërtet të mirë – dhe një më i mirë shpresojmë vitin e ardhshëm. Është vërtet kaq e thjeshtë. Ende Liverpool. Ne jemi vërtet tërheqës për shumë lojtarë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori