Juventus, Manchester City dhe Liverpool janë tre skuadrat e vetme në pesë ligat më të mira evropiane që kanë humbur vetëm nga një ndeshje në kampionat që nga muaji dhjetori.

Bianconerët kanë siguruar tashmë një vend në top-katërsh, por nuk kanë qenë pretendues të besueshëm për titull në Serie A këtë sezon, kryesisht për shkak të një fillimi të dobët të sezonit.


Ata morën vetëm dy pikë në katër ndeshjet e para të Serie A dhe megjithëse rezultatet e tyre janë përmirësuar, ata nuk kanë qenë në gjendje të kapin skuadrat milaneze në krye të renditjes.

Allegri 2

Zonja e Vjetër mund ta kishte bërë më shumë po të kishin fituar kundër Interit muajin e kaluar.

Humbja e tyre 1-0 në “Allianz Stadium” ndaj Nerazzurrëve është humbja e tyre e vetme që nga fillimi i dhjetorit.

Gjigantët e Ligës Premier, Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat e tjera të vetme në pesë ligat më të mira të Evropës që kanë humbur vetëm një ndeshje që atëherë.

Klopp Guardiola

Juventusi viziton Genoan sonte, por Max Allegri do të ndërrojë skuadrën e tij përpara finales së Kupës së Italisë kundër Interit të javës së ardhshme.

Është shansi i fundit i Zonjës së Vjetër për të fituar një trofe këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app