LAJMI I FUNDIT:

Klitschko: Rikthehet ngrohja në Kiev

Klitschko: Rikthehet ngrohja në Kiev

Ngrohja është rikthyer plotësisht në Kiev pas bombardimeve të fundit ruse mbi infrastrukturën e ujit dhe energjisë, ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.

“Qyteti po rikthen të gjitha shërbimet pas granatimeve të fundit”, tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.


“Konkretisht është rikthyer plotësisht sistemi i furnizimit me ngrohje në kryeqytet. Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje po punojnë normalisht, shtoi ish-kampioni i peshave të rënda në boks, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia të premten ka shkrepur mbi 70 raketa në një prej sulmeve më masive që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në tërë vend duke u ndërprerë edhe shërbimi i ngrohjes dhe ujit të pijshëm.

Temperaturat në Kiev dhe shumë vende anembanë Ukrainës ishin nën zero mëngjesin e së dielës, ndërsa kryeqyteti parashikohet të bjerë në minus 6 gradë Celsius deri në mbrëmje.

Kievi është deri tani qyteti më i madh në Ukrainë me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, me dy milionë të tjerë që jetojnë në rajonin e Kievit. Që nga e shtuna, një e treta e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Sergei Kovalenko, drejtor ekzekutiv i JASNO, i cili furnizon Kievin me energji elektrike, tha të shtunën vonë se furnizimi me energji elektrike po rritej çdo orë.

“Situata mbetet e vështirë dhe kritike”, shtoi Kovalenko në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori