“I ka kejt” quhet kënga më e re e Gent Fatalit që do të lansohet nesër (e hënë) me videoklip.

Reperi ka publikuar një video të shkurtër duke u dhënë fansave një ide se si do të duket klipi.


“Kënga e re do të jetë pak më emocionale, është një tekst dashurie dhe mendoj se kjo këngë do të më afrojë akoma me publikun”, kishte thënë Genti më herët për Telegrafin.

Për këtë projekt, ai ka punuar me tre producentët, Pvl Beats, Granit Dërguti dhe Mixey, ndërsa është e realizuar në “Authentic Entertainmet”.

Kënga e re vjen pas bashkëpunimit me Capital T. /Telegrafi/