LAJMI I FUNDIT:

Klinikat e Shkupit do të furnizohen me pizhame, mbulesa, batanije dhe dyshekë të rinj

Klinikat e Shkupit do të furnizohen me pizhame, mbulesa, batanije dhe dyshekë të rinj

Për nevojat e institucioneve shëndetësore publike – klinikave universitare dhe Qendrës së urgjencës – Shkup, në Byronë për furnizime publike është shpallur konkurs për furnizim me pizhame, mbulesa, batanije dhe dyshekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i këtij furnizimi arrin vlerën prej 7.800.000 denarë pa TVSH, ose rreth 127 mijë euro.
Kriteri i ndarjes së konkursit është çmimi më i ulët, ndërsa periudha e zgjatjes së furnizit është 12 muaj./Telegrafi/