Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi
Standardet e larta në mjekësi, certifikata nga Joint Commission International, operacioni i parë i zemrës së hapur në Maqedoni janë vetëm disa nga arritjet e Klinikës Zhan Mitrev gjatë 24 viteve të ekzistencës.
Historia e Klinikës nis më 1 mars të vitit 2000, kur zyrtarisht filloi punën me kryerjen e operacionit të parë bajpas në Maqedoni, udhëhequr nga doktor Zhan Mitrev. Me këtë operacion u vendosën themelet e shërbimeve moderne mjekësore në Maqedoni dhe filloi ngritja e vazhdueshme e standardeve të shërbimit dhe kujdesit shëndetësor.
“Kam ndjesinë sikur ka qenë dje kur kemi filluar punën dhe në fakt kur kthej kokën pas kanë kaluar plot 24 vite me shumë punë dhe mund. Me shaka shpesh them se do të filloj të shkruaj memoare se si kemi filluar dhe deri ku kemi arritur, realisht nga një hapësirë e vogël tani kemi një Klinikë me standardet më të larta në rajon. Për të mbijetuar, për ta rritur dhe zhvilluar Klinikën ka qenë një sfidë e vërtetë sepse kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një rrugë të mbushur me shumë pengesa. Pavarësisht gjithçkaje, ne vazhdojmë të ecim përpara dhe tashmë dihet se këtu pacienti merr shërbim të lartë mjekësor. Suksesi ynë matet nga historitë e suksesit të pacientëve tanë, nga numri i operacioneve, aplikimi i metodave moderne dhe vendosja e standardeve më të larta në kujdesin shëndetësor të njohura në nivel botëror nga autoritetet më të njohura shëndetësore”, shprehet Dr. Mitrev, duke iu referuar 24 viteve nga ekzistenca e Klinikës.
Sot, Klinika Zhan Mitrev është një qendër mjekësore moderne rajonale me procedura të plota diagnostikuese në shumë degë mjekësore, e mbështetur nga shërbimet e kirurgjisë moderne, anestezisë dhe kujdesit intensiv. Klinika disponon certifikatën e Vulës së Artë si një qendër shëndetësore me standardet më të larta në aspektin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientit, e dhënë nga Joint Commission International, duke e krahasuar Klinikën maqedonase me Klinikën Mayo. Certifikata eshtë marrë për herë të tretë në vazhdimësi për shtatë vjet.
Puna e deritanishme e Klinikës Zhan Mitrev deri më sot është shënuar me mbi 40,000 operacione, duke përfshirë metoda revolucionare në mjekësinë moderne si operacioni i parë me zemër të hapur tek pacient i zgjuar, operacion i kryer në vitin 2002, TAVI– Transcatheter Aortic Valve Implantation, një zëvendësim revolucionar i valvulës së zemrës dhe TEVAR – një qasje komplekse hibride ndaj aneurizmës së aortës torakoabdominale si dhe trajtime të sëmundjeve kongjenitale të zemrës. Më shumë se 1 milion ekzaminime janë kryer dhe mbi 400 mijë pacientë janë trajtuar në klinikë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City