LAJMI I FUNDIT:

Klinika e syrit: Nuk ka ilaç të kontaminuar të llojit ”avastin”

Klinika e syrit: Nuk ka ilaç të kontaminuar të llojit ”avastin”

Klinika universitare e sëmundjeve të syrit, i demanton fuqishëm të gjitha thashethemet për ndotjen e preparatit avastin, duke përsëritur se ky preparat përdoret sipas një protokoli mjekësor të rreptë dhe të verifikuar ndërkombëtarisht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke qenë një subjekt terciar i pavarur, klinika mba përgjegjësi dhe qëndron pas profesionalizmit dhe kompetencës së personelit që ka. Kjo u tregua edhe nga formimi i Komisionit për mbikëqyrje profesionale, që pas analizave të fituara të kontrollit mikrobiologjik, ka konkluduar se në këtë klinikë nuk ka dyshime për kontaminim sekundarë të ilaçit avastin./Telegrafi/

Demanton Klinika e Syve: Kishte komplikime vetëm tek disa pacientë
Lexo po ashtu Demanton Klinika e Syve: Kishte komplikime vetëm tek disa pacientë