LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Onkologjisë pajiset me akcelerator linear

Klinika e Onkologjisë pajiset me akcelerator linear

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj prezantoi sot pajisjen akcelerator linear në Klinikën e Onkologjisë, projekt ky i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK.

Ai me këtë rast ka thënë se ky aparat do t’iu ndihmojë pacientëve të Onkologjisë, pasi këta të fundit për këtë shërbim kanë shkuar në vende të huaja për mjekim.


Përmes kësaj pajisjeje, Zemaj tha se shpreson të lehtësojë trajtimin e pacientëve të onkologjisë.

“Sot keni parë se është duke u vendosur akcelerator linear një projekt investim nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK. Besoj dhe shpresoj ngarkesat të cilat i kanë profesionistët tanë shëndetësorë në Onkologji, trajtimi i cili bëhet me dinjitet me vendosjen e re të kësaj pajisje. Shpresojmë dhe besojmë që sa më shumë njerëz të mbajmë në jetë dhe t’u lehtësohet trajtimi i tyre, në trajtim dinjitoz, të cilin e meritojnë qytetarët tanë”, tha Zemaj.

Ndërsa Ilir Kurteshi, drejtor i Institutit të Onkologjisë tha se ky aparat do t’i ndihmojë shumë sidomos shërbimin e radioterapisë, raporton KP.

“Me vendosjen e aparatit të ri akceleratorit, onkologjia në Kosovë shënon një përparim shumë të madh sidomos sa i përket shërbimit të radioterapisë, pasi që në Kosovë për herë të parë, do të aplikohen teknika të reja të rrezatimit siç është IMRT dhe nga fillimi ose mesi i muajit maj, pacientë tanë të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime dhe është dashur të shkohet jashtë Kosovës.

Tash këto do ta marrin në Klinikën tonë, dhe në këtë mënyrë shërbimet dhe kualiteti i shërbimeve shëndetësore sidomos këtyre onkologjike dhe mënyra e trajtimit të këtyre pacientëve shënon avancim, në mënyrat më të sofistikuara të mjekimit që ne tashmë i realizojmë dhe me futjen edhe te ilaçeve të reja që pritet gjatë muajve të ardhshëm të vijë te në siç është imunoterapia, ne do të bëjmë një hap shumë të madh në mënyrën e trajtimin e pacientëve onkologjikë”, tha Kurteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori