LAJMI I FUNDIT:

Klinë, një person sulmohet nga babai i tij dhe djali i axhës – pëson lëndime të rënda

Klinë, një person sulmohet nga babai i tij dhe djali i axhës – pëson lëndime të rënda
Foto: Ilustrim

Një person ka pranuar tretman mjekësor të hënën mbrëma në Klinë, pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore për shkak të dhunës në familje.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale i njëjti është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës.


Këta të fundit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR / DHUNË NË FAMILJE

Klinë 02.01.2023-21:10. Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe djali i axhës së tij, dy të dyshuar meshkuj kosovar. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /Telegrafi/