LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Përmes marrëveshjes Kosovë-Serbi, SHBA synon të pengojë ndikimin rus në Ballkan

Klinaku: Përmes marrëveshjes Kosovë-Serbi, SHBA synon të pengojë ndikimin rus në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, duke komentuar politikën amerikane karshi Kosovës, ka thënë se  qëndrimi dhe mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe pavarësinë e saj nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ndryshimi i qëndrimit amerikan ka të bëjë vetëm me raportet Kosovë-Serbi, përkatësisht me mënyrën e zgjidhjes së problemeve të mbetura Kosovë-Serbi pas shpalljes së pavarësisë”.


Postimi i plotë i Klinakut:

“Sa dhe pse ka ndryshuar qëndrimi amerikan në lidhje me raportet Kosovë-Serbi

Fillimisht, që është shumë e rëndësishme, qëndrimi dhe mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe pavarësinë e saj nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Ndryshimi i qëndrimit amerikan ka të bëjë vetëm me raportet Kosovë-Serbi, përkatësisht me mënyrën e zgjidhjes së problemeve të mbetura Kosovë-Serbi pas shpalljes së pavarësisë.

Deri në vitin e kaluar SHBA-të kanë mbajtur qëndrimin e palëkundur se çështjet e mbetura të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të gjenden brenda kufijve ekzistues dhe nuk ka lejuar që palët të dalin jashtë këtyre kornizave. Kështu, për të mos lejuar që Serbia të renditet në krahun lindor, pra në krahun rus, SHBA-të janë angazhuar që Serbia të shkojë në drejtim të BE-së dhe për arritur këtë padyshim që Serbia do të duhej ta njohë Kosovën dhe të ketë një marrëveshje për kufijtë. Por, pas shumë vitesh, kjo ka rezultuar e pamundur, përkundër lëshimeve të mëdha që SHBA-të i kanë bërë Serbisë në Kosovë, përmes bisedimeve të Brukselit. Kjo duhet të jetë arsyeja e parë pse SHBA-të, përmes zyrtarëve më të lartë e kanë bërë qartë se tani e tutje, për të ecur përpara, çështja e kufijve nuk do të jetë tabu temë dhe mund të hapet për diskutim nëse ajo çon drejt një marrëveshje përfundimtare.

Arsyeja e dytë bashkë me ngutjen për të gjetur një rrugë tjetër zgjidhjen e këtij problemi është përpjekja amerikane për ta penguar shtrirjen energjike të ndikimit rus në hapësirat ballkanike. Të paktën kështu thonë të gjitha raportet e CIA-s dhe DASH-it. Pra duke gjetur një zgjidhje Kosovë-Serbi edhe Serbisë i hapet rruga drejtë BE-së dhe larg Rusisë, edhe Kosova e shqiptarët forcohen si një elementë antirus në Ballkan.

Këtë ndryshim të qëndrimit amerikan duhet marr shumë seriozisht. Çdo neglizhim që i bëhet këtij faktori mund të na kushtojë shumë shtrenjtë”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori