LAJMI I FUNDIT:

Kjo preventivë nga kanceri mund të jetë edhe e rrezikshme: Arsyeja përse nuk bën ta teproni me vitaminën D

Kjo preventivë nga kanceri mund të jetë edhe e rrezikshme: Arsyeja përse nuk bën ta teproni me vitaminën D

Nëse merrni sasi të mëdha të vitaminës D, është e mundshme hiperkalcemia!

Studimet shkencore kanë treguar që vitamina D mund të ulë rrezikun nga shfaqja dhe zhvillimi i karcinomave, pra ja çfarë mund të ndodhë nëse merrni sasi të tepërt tabletash me vitaminë D.


Kur i ekspozohemi dritës së diellit, në trup krijohet vitamina D, prandaj gjatë dimrit shumica vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine dhe e plotësojnë nëpërmjet tabletave.

Vitamina D ndikon pozitivisht në shëndetin e dhëmbëve, të kockave, muskujve, mirëpo, sipas hulumtimeve të paradokohshme është treguar që pengon shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve malinje.

Mirëpo, nëse merrni dozë të madhe të vitaminës D nga ajo e lejuara mund të sëmureni nga hiperkalcemia, përkatësisht nga kalciumi i tepërt në organizëm, transmeton Telegrafi.

Niveli i shtuar i kalciumit në organizëm mund të dëmtojë kockat, veshkat, shkakton sëmundje të zemrës, inflamacion të pankreasit, madje edhe shkakton komën.

Kush e tepron me vitaminën D rrezikon shëndetin: Kërcënohen nga dhembjet dhe tensioni i lartë i gjakut
Lexo po ashtu Kush e tepron me vitaminën D rrezikon shëndetin: Kërcënohen nga dhembjet dhe tensioni i lartë i gjakut

Ekspertët paralajmërojnë që të rriturit nuk bën të marrin dozë më të madhe të vitaminës D, përpos atë e cila është përshkruar në udhëzim të ilaçit, përkatësisht që marrja e më shumë se 100 mikrogramëve mund të jetë e rrezikshme, pos nëse mjeku nuk ka përshkruar terapi të shtuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori