LAJMI I FUNDIT:

Kjo i ndodhë trupit tuaj 10 orë pasi t’i lyeni thonjtë

Kjo i ndodhë trupit tuaj 10 orë pasi t’i lyeni thonjtë

Jetesë e shëndetshme nuk do të thotë vetëm ushqimi i mirë apo mendimet pozitive, por duhet të kemi kujdes edhe nga produktet e bukurisë të cilat i aplikojmë çdo ditë, e të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin tonë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se shumë prej markave më popullore të manikyrëve në Amerikë janë shumë më të dëmshme sesa duket. Edhe njerëzit më të kujdesshëm për shëndetin mund të mos e kenë parasysh se si ndikon aplikimi i llakut për thonj  në organizëm.

Çfarë sugjerojnë hulumtimet?

Hulumtuesit testuan për përmbajtje të toksinave në 24 gra pjesëmarrëse në studim. Ata gjetën grimca të toksinave në trupin  e çdo gruaje. Cili ishte burimi i këtyre kimikateve? Llaku i thonjve .

Rezultatet treguan se 100% e pjesëmarrëseve rezultuan me shenja të fosfenit trifenil vetëm 10 orë pas aplikimit të llakut të thonjve. Ky rezultat përfundimtar, patjetër se është alarmues.

Në një studim pasues, të njëjtët hulumtues testuan dhjetë produkte manikyri  të ndryshme të thonjve për trifenil fosfat dhe zbuluan kemikate  në 8 prej tyre. Dy prej tyre që rezultuan pozitivisht nuk e përmbanin atë të  në etiketën e tyre të produktit.

Cfarë është fosfati trifenil?

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me fosfatin trifenil (ose TPHP) është se është e njohur për efektin që ka në sistemin endokrin, i cili kontrollon të gjitha hormonet tona. Hulumtuesja Dr. Heather Stapleton, shprehu shqetësimet e saj duke thënë, “Ka fakte që sugjerojnë se TPHP mund të ndikojë rregullimin e hormoneve, metabolizmin, riprodhimin dhe zhvillimin”.

Kjo është veçanërisht e dëmshme për vajzat e reja që përdorin rregullisht këto produkte  pasi zhvillimi  i shëndetshëm hormonal është një pjesë thelbësore për  rritjen e tyre. Megjithatë, TPHP përbën një rrezik serioz shëndetësor për këdo që i ekspozohet. /Telegrafi/