LAJMI I FUNDIT:

Kjo mund të jetë dita më e rëndë në Evropë, afro 15 mijë të infektuar në Gjermani brenda 24 orëve – në Çeki numër rekord i rasteve të reja

Kjo mund të jetë dita më e rëndë në Evropë, afro 15 mijë të infektuar në Gjermani brenda 24 orëve – në Çeki numër rekord i rasteve të reja

Dita e sotme në Evropë po cilësohet si më e keqja që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit. Disa vende evropiane tashmë kanë publikuar numrin e rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, dhe këto shifra janë alarmante pavarësisht masave të rrepta që kanë hyrë në fuqi.

Situata në Evropë, ku është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19, është shumë serioze dhe alarmante dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më efikas kur është fjala për testime, përcjelljen e rasteve të sëmurëve, vaksina dhe rregullat e karantinimit, ka bërë të ditur sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Telegrafi.


“Kemi nevojë për më shumë efikasitet në parandalimin e virusit para se qytetarët të infektojnë njëri-tjetrin. Kemi nevojë për planifikim, ndryshe do të kemi mbyllje sistematike në tërë kontinentin gjatë muajve të ardhshëm”, ka shtuar Michel për të përditshmen italiane La Stampa.

Ai gjithashtu theksoi se koordinimi mes vendeve është i nevojshëm, që të kufizohen efektet negative ekonomike dhe sociale si rezultat i pandemisë, shkruan Reuters.

Michel ka thënë për fund që BE—ja duhet të jetë e gatshme kur vaksina të jetë e gatshme për përdorim. “Nuk do të jetë e lehtë kjo fazë”, tha Michel.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh. Rekordi i mëparshëm është regjistruar të premten, kur janë evidentuar 14.714 raste të reja.

E përditshmja gjermane Bild ka raportuar se kancelarja gjermane Angela Merkel, ka kërkuar takim me zyrtarët e 16 rajoneve gjermane ku do të diskutojnë për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve nga 4 nëntori, si një tentative për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Në anën tjetër, numri i pacientëve që kanë humbur jetën në Ukrainë nga COVID-19, ka shkuar sot në 165, që është dita më e zezë që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm i zi kishte ndodhur më 21 tetor, kur edhe humbën jetën 141 persona.

Shtabi i krizave në këtë vend ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7.474 raste të reja, ku në total numëron 363.075 të infektuar dhe 6.755 të vdekur.

Në spitalet e Austrisë çdo herë e më shumë po ka pacientë të prekur me COVID-19, ku shtretërit në repartet e kujdesit intensiv janë zënë me numrin e madh të pacientëve. E gjatë shtatë ditëve të fundit, numri i pacientëve që janë shtrirë në repartet e kujdesit intensiv ka shkuar nga 40 për qind në 203.

Në Republikën Çeke gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15.663 raste të reja me coronavirus, që është bilanci më i madh i rasteve të reja në këtë vend.

Të dhënat e Ministrisë çeke të Shëndetësisë, tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të reja është rritur në 284.033, e i atyre që kanë humbur jetën në 2.547.

Siç raporton Reuters, Çekia gjatë dy javëve të fundit është duke u ballafaquar me rritjen më të shpejtë të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Evropë, me 1.324 raste në 100 mijë banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori