LAJMI I FUNDIT:

Kjo javë do të jetë vendimtare për demarkacionin

Kjo javë do të jetë vendimtare për demarkacionin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo javë do të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur optimizëm se gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës do ta ratifikojë demarkacionin. Lekaj ka thënë se pret reflektim pozitiv nga Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje si dhe nga deputetët e dorëhequr të Vetëvendosjes.


Lekaj, i cili mban post ministri në Qeverinë Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni qeverisës të bëjë kompromise në dëm të Kosovës me Listën Serbe në këmbim të votave për demarkacionin.

Sipas tij, pas të gjeturave të komisionit Bulliqi dhe marrëveshjes së dy presidentëve, nuk duhet të ketë hezitim për ta votuar demarkacionin.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori