LAJMI I FUNDIT:

“Kjo ishte diçka që nuk e kisha parë në asnjë lojtar deri në atë moment” – drejtori i Barcelonës thekson aftësinë mahnitëse të Ronaldos

“Kjo ishte diçka që nuk e kisha parë në asnjë lojtar deri në atë moment” – drejtori i Barcelonës thekson aftësinë mahnitëse të Ronaldos

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco theksoi një aftësi të mahnitshme të Cristiano Ronaldos që e befasoi atë.

Deco, gjatë karrierës së tij si lojtar, ishte një nga mesfushorët më të mirë në planet. Një përzierje e teknikës, vizionit dhe elegancës, portugezi ishte një kënaqësi për t’u parë. Ai luajti përkrah Ronaldos edhe për kombëtaren e Portugalisë.


Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Chelseat tani ka nënvizuar se si shpejtësia dhe intensiteti i Ronaldos gjatë ditëve kur ishte më i ri mbetën në kujtesën e tij.

Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me të zezë për të njëjtën arsye që Mike Tyson e bëri në boks
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me të zezë për të njëjtën arsye që Mike Tyson e bëri në boks

“Ah, thjesht të jesh pranë dikujt që ishte dukshëm i ndryshëm, brenda dhe jashtë fushës. Unë u mahnita nga aftësia e tij (Ronaldos), shpejtësia e tij dhe mënyra se si luajti. Loja e tij kishte shumë intensitet”, deklaroi Deco për FourFourTwo.

“Ai i lodhi kundërshtarët – nuk i la të merrnin frymë. Kjo ishte diçka që nuk e kisha parë në asnjë lojtar deri në atë moment. Ai gjithashtu kishte gjithmonë aftësi të mëdha teknike. Ishte e mahnitshme ta shikoje atë”.

"Messi, Messi"- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm
Lexo po ashtu "Messi, Messi"- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm

Ndërsa Cristiano Ronaldo u shndërrua më shumë në një golashënues i jashtëzakonshëm gjatë viteve, ai ishte një nga anësorët më të shpejtë në planet gjatë fazave të hershme të karrierës së tij.

Deco luajti 57 ndeshje së bashku me Ronaldon për Portugalinë. Që të dy ishin pjesë e skuadrës së Portugalisë që arriti në finalen e Euro 2004 dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2006. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori