LAJMI I FUNDIT:

Kjo është “mburoja e padukshmërisë” e krijuar nga një kompani britanike – mund ta blini për 400 dollarë

Kjo është “mburoja e padukshmërisë” e krijuar nga një kompani britanike – mund ta blini për 400 dollarë

Një startup britanik pretendon se ka krijuar një “mburojë padukshmërie” të botës reale që nuk ka nevojë as për energji për të funksionuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania, e quajtur Invisibility Shield Co, tani po kërkon të financojë shpikjen e saj në Kickstarter, ku ka gjeneruar mbi 88 mijë dollarë deri më tani, nga një objektiv fillestar prej vetëm 6,500 dollarësh.


Për vetëm 400 dollarë, ju mund ta keni mburojën tuaj të padukshmërisë me përmasa të plota.

Ndonëse nuk është saktësisht teknologjia e padukshmërisë e stilit “Predator” nga e ardhmja, është një demonstrim argëtues i një truku të zgjuar optik. /Telegrafi/