LAJMI I FUNDIT:

Kjo është letra të cilën deputetja Musliu e pranoi nga bashkëshorti i presidentes, përmes së cilës tha se i njëjti e kërcënoi me padi civile

Kjo është letra të cilën deputetja Musliu e pranoi nga bashkëshorti i presidentes, përmes së cilës tha se i njëjti e kërcënoi me padi civile
Foto: Arkiv

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është kërcënuar përmes një letre nga bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Deputetja e PDK-së deklaroi se letra i ka ardhur në postën e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq tha se në atë letër, Sadriu e ka kërcënuar me padi civile.


“Para disa ditësh në postën time në Kuvend më kishte ardhur një zarf i teleisur bukur, ku shkruhej se ishte dërguar nga presidentja Vjosa Osmani. Me shumë vëmendje e hapa zarfin ku shkruante: nga presidentja Vjosa Osmani për Ganimete Musliun deputete e Grupit Parlamentar të PDK-së.  Pasi e hapa për çudi brenda nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar e Prindon Sadriut. Letra që ma kishte dërguar Prindon Sadriu me emër të presidentes përmbante një kërcënim për padi civile. Arsyeja e përmendur ishte se unë në një prej televizioneve pasna deklaruar se ai ishte ambasador me korrespodencë dhe se nuk rrinte në Shkup dhe udhëton çdo ditë dhe se atë ambasador e bëri bashkëshortja e tij”, ka thënë Musliu.

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile
Lexo po ashtu Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

Telegrafi ka sigruar letrën për të cilën deputetja Musliu diskutoj sot në Kuvend.

Bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu në këtë  letër ka paralajmëruar Musliun se do të ngritë padi civile ndaj saj.

“Ju njoftoj se së shpejti do të paraqes një padi civile për shpifje kundër jush. Në këtë padi, ndër të tjera, do të kërkojmë edhe kompenzimin e dëmit që më keni shkaktuar me shpifjet që keni bërë”, ka shkruar Sadriu. /Telegrafi/

Më poshtë keni letrën e plotë: