LAJMI I FUNDIT:

Kjo është historia e kompanisë Kuvilab – biznesit të suksesshëm vendor

Kjo është historia e kompanisë Kuvilab – biznesit të suksesshëm vendor

Nuk janë të shumta kompanitë e fabrikat vendore që i kanë bërë ballë kohës dhe sfidave të shumta ekonomike përgjatë rrugës, për më tepër duke e ruajtur cilësinë e produkteve që i prodhojnë.

Duke mos pasur mundësi të operimit në një treg më të gjerë dhe duke u përballur me luhatje ekonomike, së pari për shkak të luftës e pastaj edhe për shkak të luhatjes ekonomike të Kosovës, fabrika Kuvilab mbijetoi dhe tani operon suksesshëm dhe është një nga ato fabrika që i ka mbijetuar kohës dhe është e pranishme në tregun kosovar që nga viti 1984.

Startoi punën vetëm me 5 punëtor për të shënuar një kthesë të madhe poiztive në industrinë ushqimore në vend dhe më gjerë. Aktualisht, Kuvilab menaxhohet suksesshëm nga tre vëllezërit të cilët janë nën moshën 30 vjeçare.

Menaxheri i kësaj fabrike, Labinot Talla tregoi në detaje rrugën nëpër të cilën ka kaluar Kuvilab, funksionimin dhe sfidat që kanë kaluar e po vazhdojnë t’i kenë si biznes vendor.

Ai tregoi se fabrika të cilën e drejton tash e pesë vite, është themeluar në vitin 1984 dhe si fushëveprimtari të veten e ka përpunimin e mishit dhe produkteve që rrjedhin prej tij.

Kuvilab është  një kompani me traditë të gjatë në sektorin e përpunimin të mishit, që ka qëllim të përmirësohet me kualitete të produkteve të mishit, me seli në Bardhosh. Objekti gjendet në një zonë shumë ekologjike”, theksoi Talla.

Me një staf të specializuar në prodhim dhe përpunim te produkteve te mishit, kjo fabrikë është bërë vend pune për 30 punëtorë, të cilët janë të angazhuar në punë të ndryshme për të arritur deri te prodhimet finale të fabrikës, që përfshijnë produkte si virshllet, suxhukun dhe parizerët.

Ndonëse tashmë të certifikuar për cilësi dhe siguri ushqimore, megjithatë edhe përkundër kësaj, kjo nuk është e mjaftueshme që Kuvilab të fillojë lirshëm prodhimin dhe shpërndarjen e prodhimeve të tyre për tregun ndërkombëtar, për shkak të problemeve të shtetit, që e prekin edhe këtë industri si shumë të tjera.

Edhe përkundër vështirësive me të cilat mund të përballen gjatë rrugës së ngritjes së bizneseve, Talla ka një këshillë për të gjithë prodhuesit aktualë, por edhe ata të cilët synojnë të nisin biznes të çfarëdo lloji në Kosovë.

Këshilla ime është që të mundohen maksimalisht që të ofrojnë kualitet sa më të lartë dhe çmime të arsyeshme. Kualiteti është faktori i cili e rrit një biznes, e mban në treg, dhe mbi të gjitha, konsumatorët janë të kënaqur. I tërë ky cikël sjell sukses të pashmangshëm për biznesin tuaj”, theksoi ai.

Kuvilab është një ndër fabrikat më të njohura vendore për përpunimin e produkteve të mishit dhe makinera moderne e sjellur nga vendet e Bashkimit Evropian të ndërtuara për secilin produkt duke eliminuar kontaktet e ndryshme eventuale ne mes te produkteve është bere me të vetmin qëllim që klientëve t’iu sjellim vetëm produkte cilësore të mishit ne tryezat e tyre.

Artikull i sponzorizuar