LAJMI I FUNDIT:

Kjo ëmbëlsirë e frymëzuar nga COVID-19 u bë virale në Pragë

Kjo ëmbëlsirë e frymëzuar nga COVID-19 u bë virale në Pragë

Një restorant ka shpikur një ëmbëlsirë të formuar si coronavirusi i ri për të rritur shitjet gjatë pandemisë.

‘The Black Madonna’ në Pragë normalisht do të ishte plot me turistë, por ajo ka pësuar gjatë shpërthimit të COVID-19.

Me një rënie të numrit të vizitorëve në Republikën Çeke, dhe luftën me një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë, vendi vendosi të krijonte një ushqim të ëmbël aktual që do të tërhiqte klientët përsëri.

Krijueses së ëmbëlsirës, Olga Budnik, i erdhi ideja gjatë bllokimit në pranverë dhe tani po shet më shumë se 100 ëmbëlsira çdo ditë.

Ajo shtoi: “Gjeta një foto të virusit në internet dhe kuptova me hollësi se si ta bëja ëmbëlsirën. “Si të bëjmë thumba, si do të ishte ngjyra dhe unë i përgatita të gjitha”.

Pjata është pak më e vogël se një top tenisi, me një kore çokollate dhe e pluhurosur me gjalpë kakao. “Thumbat” e virusit janë bërë nga çokollata e bardhë dhe mjedrat e thata. Brenda ka një mbushje fëstëkësh me pure mjedre dhe mjedra në qendër.

Delikatesa ka qenë një sukses i madh, me shitje prej më shumë se 100 çdo ditë dhe në rritje. “Kriza e coronavirusit ka nënkuptuar një rënie të madhe për ne, në dhjetëra për qind, si për ndërmarrjet e tjera gastronomike”, tha menaxheri i marketingut të kafenesë Vojtech Hermanek.

“Por në të njëjtën kohë, ishte një shans për të nxjerrë tortën e coronavirusit që është një simbol, duke treguar se jo gjithçka ka humbur”.

Zonja Budnik, një Ukrainase që jeton në Pragë për gjashtë vitet e fundit, tashmë ka ide edhe për krijimin e ardhshëm.

Ajo po planifikon një ëmbëlsirë me temë vaksinimi COVID-19, e cila duhet të ketë shije të agrumeve dhe likerit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori