K-50 simbolizon në emrin e tij numrin e orëve të domosdoshme për ta realizuar (dyfishin e kohës që nevojitet për realizimin e modeleve të tjerë Kiton).

Numri i kostumeve që realizohen në një vit është 50 dhe kostoja e tij është rreth 50.000 USD.


Kostumi K-50 realizohet në cilëndo fazë punimi nga një mjeshtër i vetëm, i cili punon drejtpërdrejt mbi stofë sipas karakteristikave fizike të klientit pa vënë në përdorim asnjë lloj modeli paraprak.

Geoge Clooney Kiton

Maison Kiton është themeluar më 1968 në Arzano, në Provincën e Napolit të Italisë nga Ciro Paone dhe Antonio Carola. Kjo shtëpi mode është tashmë e specializuar në prodhimin e veshjes luksoze për burra, që nga kostumi, këmisha, kravata dhe aksesorët e tjerë të modës së lartë. /Telegrafi.