LAJMI I FUNDIT:

Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë
Getty Images

Kitara e këngëtarit të famshëm, Prince, është shitur në një ankand për 700.000 dollarë.

Nga shtëpia e ankandit “Julian” kanë thënë se ky ishte çmimi më i lartë për një kitarë të artistit të ndjerë.

Vlera e kitarës së tij të kaltër, ‘Cloud’, ishte vlerësuar ndërmjet 60.000 dhe 80.000 dollarë, mirëpo është shitur për një shifër shumë më të madhe.


Çmimi i shitjes i ka tejkaluar të gjitha parashikimet (Getty Images)

Kjo kitarë është një prej disa gjësendeve të legjendës së muzikës amerikane që janë nxjerrë në shitje në ankandin e përmendur.

Yjet e muzikës pop dhe mallkimi i tyre, droga!
Lexo po ashtu Yjet e muzikës pop dhe mallkimi i tyre, droga!

Krahas të tjerave, për 102.000 dollarë janë shitur dorëzat bardhezi, të cilat kanë qenë në pronësi të Michael Jacksonit.

Në ankand janë shitur shumë gjësende të yjeve të ndjera (Getty Images)

Për 118.000 dollarë është shitur edhe xhaketa e Jacksonit nga lëkura e gjarprit, të cilën e ka veshur në klipin e këngës “Beat it”.

Çmimi i MTV-së që dikur e kishte fituar frontmeni i “Nirvana”, Kurt Cobain, është shitur për 62.500 dollarë.

Vargjet e shkruara me dorë nga David Bowie për këngën “Starman” janë shitur për 81.000 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori