LAJMI I FUNDIT:

Kishte paralajmëruar sulmin, por edhe datën – ky është sulmuesi që la të paktën tetë të vdekur në një sulm me armë në një kamp universitar në Rusi

Kishte paralajmëruar sulmin, por edhe datën – ky është sulmuesi që la të paktën tetë të vdekur në një sulm me armë në një kamp universitar në Rusi

Të paktën tetë persona u vranë, ndërsa 19 u plagosën nga të shtënat në një kamp universitar në qytetin rus të Perm.

Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkohë, konfirmoi se sulmuesi ishte identifikuar, si dhe se ishte një student i atij Universiteti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Policia, ndërkohë, tha se sulmuesi kishte licencë për armë, dhe se ai bleu pushkën me të cilën plagosi dhe vrau studentët.

Policia konfirmoi se ishte 18-vjeçari Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se postoi motivet e sulmit në mediat sociale para sulmit.

“Unë kam zgjedhur një datë, do të jetë 20 shtatori. Unë po përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, në mënyrë që t’i zbatoj ato në planin tim në oborrin e universitetit – shkruan autori i dyshuar në rrjetin social”.

Timur atëherë shkroi se e urrente veten dhe donte të lëndonte këdo që i dilte përpara.

Dramë në Rusi: Sulmuesi qëllon me armë në kampusin e universitetit, njerëzit ikin nga dritaret – raportohet për të vdekur dhe të plagosur
Lexo po ashtu Dramë në Rusi: Sulmuesi qëllon me armë në kampusin e universitetit, njerëzit ikin nga dritaret – raportohet për të vdekur dhe të plagosur

“Thirrja u bë edhe më e fortë, sikur vesi të më shtrëngonte kokën. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk më lë. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Në fund, mund të them se nuk jam i pari, as i fundit. Ndalimi i armëve nuk do t’ju shpëtojë, makina, bomba, thika, gjithçka që mund të merrni në dorë do t’ju vrasin. Njerëzit si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush”, shkroi ai.

Një fotografi e sulmuesit të dyshuar shpejt filloi të qarkullojë në Twitter.

Ai u fotografua i maskuar, me një përkrenare në kokë, dhe kishte veshur një jelek me municion dhe një gisht të mesëm të ngritur.

Ju kujtojmë, këtë mëngjes, sulmuesi, i armatosur me pushkë, i maskuar dhe i veshur me një kostum të zi, hyri në oborrin e Universitetit dhe filloi të qëllojë mbi njerëzit.

Ndërkohë disa pamje që u shfaqën në rrjetet sociale tregojnë studentë të frikësuar që hidhen nga dritaret.

Një burim konfirmoi për Interfax se sulmuesi u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.

Një hetim policor është duke u zhvilluar, i cili duhet të përcaktojë motivin e saktë të sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori