LAJMI I FUNDIT:

Kishte organizuar festë për lirimin e tij, vritet “Godfatheri” i mafisë ruse – pamjet tregojnë momentin e ngjarjes (Video,+16)

Kishte organizuar festë për lirimin e tij, vritet “Godfatheri” i mafisë ruse – pamjet tregojnë momentin e ngjarjes (Video,+16)

Një i dyshuar si “Godfather” i mafisë ruse u qëllua gjatë një ahengu për të festuar lirimin e tij nga burgu.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Alexander Zhestokov, 39 vjeç, të cilit iu afrua një vrasës i cili hapi zjarr nga distanca e afërt.


Siç thuhet më tej, gangsteri i dyshuar siberian u rrëzua në dysheme dhe vdiq pothuajse menjëherë.

Zhestokov – thuhet se ishte një udhëheqës i bandës së frikshme Zapsibovskie – që ishte nikoqir i një feste në barin Dzambul në qytetin industrial të Novokuznetsk, në jugperëndim të Siberisë.

Ai shihet duke folur me bashkëpunëtorët e tij, kur një njeri i armatosur afrohet i veshur me të zeza me kapuç dhe syze të errëta, duke mbajtur një armë zjarri me një silenciator të madh.

Videoja tregon momentin kur vrasësi tërheq këmbëzën, duke shkarkuar plumba të shumta në drejtim të bosit të supozuar të krimit.

Në fillim të korrikut, Zhestokov ishte liruar nga burgu pasi vuajti një dënim për mashtrim dhe shantazh.

“Policia tani po i lokalizon dëshmitarët dhe studion lidhjet e viktimës”, ka thënë një zëdhënës i Komitetit hetues lokal, përgjegjës për hetimin e krimit të rëndë.

“Hetuesit po shqyrtojnë versione të ndryshme të vrasjes duke përfshirë lidhjet kriminale të viktimës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori