LAJMI I FUNDIT:

Kishte lindur ‘pesë muaj para kohe’, mjekët i dhanë zero shanse për të mbijetuar – vogëlushi nga Minesota feston ditëlindjen e parë

Kishte lindur ‘pesë muaj para kohe’, mjekët i dhanë zero shanse për të mbijetuar – vogëlushi nga Minesota feston ditëlindjen e parë

Një fëmijë i lindur me peshë më pak se gjysmë kilogrami “ka mundur shanset për mbijetesë” dhe ka festuar ditëlindjen e tij të parë.

Kështu, ai është bërë foshnja e lindur “më para kohe” që ka mbijetuar, sipas Rekordeve Botërore të Guinness, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kur Richard Scott William Hutchinson lindi pesë muaj para kohe – i njohur edhe nga Guinness si “foshnja e lindur më para kohe në botë” – mjekët e tij përgatitën prindërit e tij për më të keqen.

Richard lindi në spitalin e Fëmijëve në Minneapolis, Minesota, pasi nëna e tij, Beth Hutchinson, pësoi ndërlikime mjekësore që e bënë atë të lindë.

Lindur 131 ditë para datës së pritshme dhe me peshë vetëm rreth 400 gramë, Richard ishte aq i vogël që prindërit e tij mund ta mbanin atë në një pëllëmbë të vetme të duarve, tha Guinness.

“[Babai i tij] Rick dhe Beth morën këshillim para lindjes se çfarë të prisnin me një foshnjë të lindur kaq herët. Atyre iu dha një shans 0% për të mbijetuar nga ekipi ynë i neonatologjisë”, ka thënë Dr. Stacy Kern, neonatologe.

Richard Scott William Hutchinson u emërua nga Rekordet Botërore Guinness si “foshnja më e parakohshme e lindur, por që ka mbijetuar”.

“E dija që javët e para të jetës së Richard do të ishin shumë të vështira, por ndjeva që nëse do t’ia dilte mbanë, ai do të ishte një i mbijetuar”.

Siç bëhet e ditur më tej, përcjell Telegrafi, për shkak të pandemisë së coronavirusit, prindërit e Richard nuk ishin në gjendje të qëndronin brenda natës me të në spital dhe as anëtarët e tjerë të familjes nuk mund ta vizitonin.

Kështu që prindërit udhëtonin çdo ditë nga shtëpia e tyre në St Croix County, Wisconsin në Minneapolis, sipas Guinness.

“Ne u siguruam që ishim atje për t’i dhënë mbështetje”, tha Rick për Guinness World Records. “Unë mendoj se kjo e ndihmoi atë ta kalonte këtë sepse ai e dinte se mund të llogariste te ne”.

Në dhjetor të vitit 2020, pasi kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, Richard ishte në gjendje të shkonte në shtëpi me familjen e tij.

“Dita kur Richard u lirua nga spitali ishte një ditë kaq e veçantë. Më kujtohet kur e nxora nga djepi i tij dhe thjesht e mbajta – nuk mund t’i mbaja lotët”, ka rrëfyer Kern.

“… Nuk mund të mos e shtrëngoja dhe t’i tregoja sa krenar isha me të”.

Dhe më 5 qershor, foshnja me fat ishte gati për të festuar ditëlindjen e tij të parë – i rrethuar nga familja dhe tre qentë e tyre.

“Ne jemi ende të befasuar për këtë. Por jemi të lumtur. Kjo është një mënyrë që ne mund të ndajmë historinë e tij për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lindjet e parakohshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori