LAJMI I FUNDIT:

Kishte kryer grabitje në një bastore më 2013, gjykata e dënon gjakovarin me 14 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë

Kishte kryer grabitje në një bastore më 2013, gjykata e dënon gjakovarin me 14 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Grabitja”.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Shaqir Zika, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vjet dhe katërmijë (4000) € gjobë.


“I pandehuri B. N., akuzohet se “me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive “E. L.”, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro.

I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori