LAJMI I FUNDIT:

Kishte ikur në Ukrainë me helikopterin e ushtrisë së Kremlinit, gjendet i vdekur në Spanjë piloti rus

Kishte ikur në Ukrainë me helikopterin e ushtrisë së Kremlinit, gjendet i vdekur në Spanjë piloti rus

Andriy Yusov, zëdhënës i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), konfirmoi vdekjen e Maxim Kuzminov për Kyiv Post.

Bëhet fjalë për pilotin që mori kontrollin e helikopterit rus Mi-8 në gusht të vitit të kaluar, dhe e solli në mënyrë të sigurt në bazën ajrore të Ukrainës në rajonin e Kharkivit, transmeton Telegrafi.


Gjithçka ka ndodhur në kuadër të operacionit të suksesshëm Titmouse. Kuzminov fluturoi vullnetarisht me helikopterin nga Rusia në rajonin e Kharkivit, dhe ia dorëzoi atë shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase që po e priste.

Nga HUR pretendojnë se gjatë operacioneve u morën dokumentacion të vlefshëm dhe pajisje teknike sekrete.

Lansuesin rus të dronëve e godasin direkt me HIMARS-in amerikan, pamje nga droni nga aksioni në jug të Ukrainës
Lexo po ashtu Lansuesin rus të dronëve e godasin direkt me HIMARS-in amerikan, pamje nga droni nga aksioni në jug të Ukrainës

“Mund të konfirmojmë se ai ka vdekur”, tha Yusov për Kyiv Post, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas mediave ruse, Maxim Kuzminov u qëllua për vdekje dhe kishte të paktën pesë plumba në trup. Ai u gjet në një garazh nëntokësor në provincën e Alicante, Spanjë.

Kuzminov pati thënë asokohe se motivi i tij ishte kundërshtimi ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Ai pati theksuar se nuk dëshiron të jetë pjesë e saj. Në këmbim të kryerjes së këtij operacioni special, atij iu ofruan garanci sigurie, dokumente të reja dhe kompensim monetar.

“E vërteta është se këtu (në Ukrainë) nuk ka fashistë dhe nazistë. Më vjen shumë keq për atë që po ndodh tani. Vrasje, lot, gjak. Njerëzit thjesht po vrasin njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja gjë që nuk e kuptoj. Ajo që po ndodh tani është thjesht gjenocid kundër popullit ukrainase”, pati thënë Kuzminov në një dokumentar.

Ukrainasit publikojnë pamjet, pretendojnë se shfaq shkatërrimin e 18 autoblindave dhe tankeve ruse
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet, pretendojnë se shfaq shkatërrimin e 18 autoblindave dhe tankeve ruse

“Nuk dua të jem bashkëpunëtor në krimet ruse. Ukraina do të fitojë – është vetëm çështje kohe”, pati shtuar ai.

Dokumentari shpjegoi se si inteligjenca ukrainase siguroi një korridor të sigurt për fluturimin me helikopter.

Sidoqoftë, Kuzminov u plagos gjatë operacionit. Dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit “vendosën të mos dorëzoheshin dhe humbën jetën në ulje”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori