LAJMI I FUNDIT:

Hyn me motor në Liqenin e Batllavës, rrezikoi të fundoset pasi i thyhet akulli (Video)

Hyn me motor në Liqenin e Batllavës, rrezikoi të fundoset pasi i thyhet akulli (Video)

Temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi, kanë ndikuar që të ngrihet edhe Liqeni i Batllavës.

Kjo ka bërë që qytetarët të shijojnë bukuritë e liqenit, duke ecur mbi akull.


Por, dikush nga ta ka vendosur të kalojë liqenin me motor, gjë që ka bërë të thyhet një pjesë e akullit duke rrezikuar kështu të fundoset.

Banorët që kanë qenë aty afër, janë shprehur se askush nuk është lënduar, ndërkaq kanë ndihmuar që ta shpëtojnë personin me motor, i cili kishte rënë në ujë.

Duhet kujtuar se javë me parë, Klubi i Zhytjes ”Prishtina” pati organizuar një aktivitet pikërisht në Liqenin e Batllavës, ku disa persona janë zhytur në nën akull, në ujin e ftohtë të liqenit. /Telegrafi/