LAJMI I FUNDIT:

Kishin fshehur municionin e armët nëpër istikame, aty ishin strehuar edhe vet ushtarët rusë – artileria ukrainase i godet me precizitet

Kishin fshehur municionin e armët nëpër istikame, aty ishin strehuar edhe vet ushtarët rusë – artileria ukrainase i godet me precizitet

Ushtria ukrainase po vazhdon kundërofensivën e nisur muaj më parë, ku sipas Kievit ka rezultuar me operacione të suksesshme.

Ata së fundmi publikuan pamjet e një sulmi artilerik mbi pozicionet e rusëve në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.


Videoja e realizuar gjatë natës shfaq pamjet kur istikamet e mbushura me municion, armë e ushtarë rusë, goditet drejtpërdrejtë nga artileria ukrainase.

Duke menduar se do të jenë të sigurt brenda istikameve, rusët kishin vendosur t’i fshehin edhe armët e municionit, por në një moment gjithçka u hodh në erë.

Ukrainasit kishin lokalizuar pozicionet ruse, dhe menjëherë njësia e artilerisë u aktivizua duke i goditur drejtpërdrejtë.

E shpërthimi ishte aq i fuqishëm për shkak të municionit që ishte fshehur në istikame, sa që ngritet një “top i madh i zjarrtë” në qiell. /Telegrafi/