LAJMI I FUNDIT:

Kinezi arrestohet për shkak se i frikësoi për vdekje pulat e komshiut të tij

Kinezi arrestohet për shkak se i frikësoi për vdekje pulat e komshiut të tij

Një burrë në Kinë është dënuar me burg pasi ai u shpall fajtor për frikësimin për vdekje të 1,100 pulave në një zënkë me komshiun e tij thotë një raport.

Burri, i cili nga media shtetërore kineze u identifikua vetëm me mbiemrin e tij Gu, u fut në fermën e pulave të komshiut të tij me emrin Zhong, dhe shkaktoi vdekjen e qindra pulave të tij duke e përdorur një blic për t’i terrorizuar ato, raportoi China Daily.

Zënka mes komshinjve kishte filluar në prillin e vitit 2022 kur Gu i preu pemët e Zhong-ut pa lejen e tij, ndërsa gruaja e Zhong-ut i kishte larguar ato, gjë e cila e kishte nervozuar Gu-në, shkruan The Insider, përcjell Telegrafi.

Një natë, Gu hyri fshehurazi në pronën e Zhong-ut dhe shkaktoi panik mes pulave të tij duke e ndezur një blic në drejtim të tyre, gjë e cila rezultoi që 500 pula të largohen në një qoshe dhe të ngordhin nga shtypja.

Ai u arrestua nga policia dhe u detyrua që ta kompenzojë Zhong-un me një pagesë prej 436 dollarëve, por kjo nuk e ndaloi atë. Gu u rikthye për herë të dytë në pronën e komshiut dhe shkaktoi ngordhjen e 640 pulave të tjera në të njëjtën menyrë.

Autoritetet kineze vlerësuan se dëmi i shkaktuar nga ngordhja e 1,100 pulave kapte shifrën e 2,015 dollarëve, dhe sipas mediave kineze, një gjykatë në kantonin e Hengyang në provincën Hunan në pjesën qendrore të Kinës të martën vendosi se Gu në mënyrë të qëllimshme i kishte shkaktuar humbje pronësore Zhong-ut.

Gu është urdhëruar të mbajë gjashtë muaj burgim me një vit në lirim me kusht, një dënim ky i cili merr parasysh pendimin që Gu ka treguar për krimet e bëra nga ana e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Kalo në kategori