LAJMI I FUNDIT:

Kina, tregu kryesor i botës për filmin

Kina, tregu kryesor i botës për filmin

Kina kaloi Amerikën e Veriut për t’u bërë tregu më i madh botëror i kinemasë në tremujorin e parë 2018, në sajë të filmave lokalë. Kjo bazohet në shifrat kineze dhe amerikane.

Sipas “China Movie Data Information Network”, të ardhurat nga shitja e biletave në Kinë arritën në 20,21 miliardë (2,70 miliardë euro) në periudhën janar-mars.


Ndërkaq, sipas revistës Variety, në Amerikën e Veriut, të ardhurat nga shitja e biletave arritën në 2,85 miliardë dollarë (2,43 miliardë euro).

Rreth 75 për qind e të ardhurave në Kinë u gjeneruan nga filmat kinezë. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë gjithashtu shtatë prodhime lokale, pesë prej të cilave në vendet e para.

“Operation Red Sea”, një film që përshkruan një mision anti-pirateri të ushtrisë kineze në Detin e Kuq, zë vendin e parë të klasifikimit. Ai ka mbledhur të ardhura prej 3,6 miliardë juanë (480 milionë euro).

Të ardhurat janë rritur në Kinë nga Viti i Ri kinez, një periudhë pushimesh kombëtare ku shumë kinezë frekuentojnë kinematë. /ATA/