Pekini zyrtar do të ndërmarrë kundërmasa nëse Washingtoni vazhdon me politikat e njëanshme mbrojtëse të tregtisë, thonë zyrtarët kinezë.
“Për sa i përket tregtisë Kinë-SHBA, Kina e ka bërë shumë të qartë pozitën e saj. Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare, mirëpo nuk i frikësohemi një lufte eventuale”, deklaroi Gao Feng, zëdhënës i ministrisë kineze për Tregti, i cituar nga agjencia e lajmeve Xinhua, përcjell Telegrafi.
Komentet e Gao-së u bënë si kundërpërgjigje ndaj urdhrit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili të enjten kërkoi nga përfaqësuesit tregtarë, të konsiderojnë vënien në fuqi të tarifave të reja për mallrat kinez, që do të kapnin shifrat prej 100 miliardë dollarë.
Siç shkruan Xinhua, Gao ka thënë se Kina është e gatshme të paguajë çmimin për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të popullit.
“Lidhur me deklaratën e SHBA-ve, Kina do të dëgjojë fjalët që thuhen, por njëkohësisht duhen parë edhe veprat”, tha Gao Feng, sipas të cilit vendi i tij do të vazhdojë me reformat dhe promovimin e tregtisë dhe liberalizimin e investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251