LAJMI I FUNDIT:

Kina kërcënon kompanitë nga SHBA që i binden urdhrit të Trumpit për ndalimin e Huaweit

Kina kërcënon kompanitë nga SHBA që i binden urdhrit të Trumpit për ndalimin e Huaweit

Zyrtarë të lartë qeveritarë të Kinës raportohet se kanë paralajmëruar disa kompani teknologjike për pasoja të tmerrshme nëse bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mos bërë biznes me Huawein.

Sipas një raporti të New York Times, kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Kina kërcënoi t’i kundërpërgjigjej futjes së Huawein në listën e zezë të kompanive nga SHBA.


Siç raporton gazeta, përcjell Telegrafi, një seri takimesh janë mbajtur në fillim të javës mes zyrtarëve të lartë Kineze nga Ministritë e Tregtisë dhe Teknologjisë me kompani botërore teknologjike të cilat eksportojnë shërbime dhe produkte në Kinë.

Lufta tregtare, SHBA e vendos në listë të zezë kompaninë kineze Huawei
Lexo po ashtu Lufta tregtare, SHBA e vendos në listë të zezë kompaninë kineze Huawei

Në muajin maj Shtëpia e Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili ndalonte kompanitë amerikane të bëjnë biznes me kompaninë kineze duke cituar sigurinë kombëtare.

Google, Microsoft dhe ARM ndaluan së shitur shërbimeve dhe produkte tek Huawei, duke thënë se pajisjet e Huaweit përdoren nga Pekini për të përgjuar Uashingtonin dhe aleatët e saj. /Telegrafi/