LAJMI I FUNDIT:

Kina ka rezerva valutore prej 3.118 trilionë dollarë

Kina ka rezerva valutore prej 3.118 trilionë dollarë

Rezervat në valutë të huaj të Kinës janë rritur papritmas në korrik, pavarësisht shqetësimeve mbi luftën tregtare me Uashingtonin, që ka shkaktuar luhatje në tregje.

Lëvizjet në zotërimet në valutë të huaj të Kinës monitorohen me detaje nga investitorët prej shqetësimeve për daljen e kapitalit, ndërkohë që rritja e tensioneve tregtare kanë goditur bursat dhe valutën. Rezervat u rritën me 5.82 miliardë dollarë në korrik, në një total prej 3.118 trilionë dollarë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore.

Rezervat për Korrikun tregojnë për ngurrimin e Bankës Qendrore të Kinës për të ndërhyrë. Sipas analistëve, rritja e rezervave nuk nënkupton se banka ka blerë valuta për të ulur vlerën e juanit.

Kjo ka gjasa të reflektojë efekte të vlerësimit, prej rritjes së çmimit të obligacioneve që zotërohen nga banka. Luhatjet në aktivet financiare dhe ndryshimet në valuta përjashtuar dollarin, kanë sjellë rritjen e rezervave në valutë të Kinës, sipas Administratës së Këmbimit Valutor (SAFE).

Gjatë korrikut, indeksi i dollarit që mat performancën kundër valutave kryesore ra me 0.2%. Juani, ka rënë me 6.3% kundër dollarit që prej 14 qershorit, për shkak të tensioneve tregtare me Uashingtonin, gjë që ka shtuar shqetësimet për dalje të kapitalit. Në vitin 2017, kur dalja e kapitalit morri vrull, Kina vendosi kontrolle të ashpra. /Telegrafi/