LAJMI I FUNDIT:

Kina ka blerë 50 për qind të veturave Smart (Foto)

Kina ka blerë 50 për qind të veturave Smart (Foto)

Derisa prodhuesi e kishte problem t’i shiste, blerësi pritet t’i shesë për një kohë të shkurtër

Ditë më parë, është raportuar se kompania Daimler-Benz, që ka në pronësi Mercedes-Benz dhe Smart, nuk po di si të veprojë me makinën Smart, ta vazhdojë ta prodhojë, apo ta largojë përgjithmonë ,transmeton Telegrafi.


Së fundmi, është njoftuar se Daimler është marrë vesh me Geely Automobile Holding të Kinës, që t’i shesë 50 për qind të veturave Smart, që deri më tani i ma prodhuar.

Që të dy kompanitë, tani kanë një bashkëpunim përfitimin dhe investimin e së cilit e ndajnë në dy pjesë, ndërsa do të punojnë për të ardhmen e kësaj makine. Pritet që Smart, do kthehet në tërësi në makinë elektrike.

Daimler ka pasur shumë problem gjatë viteve të fundit, për ta shitur Smart, ndërsa humbjet nga rënia e shitjes arrinin deri në 500 milionë euro në vit.

Në anën tjetër, tregu i kinës ka mungesë të madhe për vetura të vogla dhe që kanë kualitet të lartë, ndaj konsiderohet se të gjitha njësitë e blera, të shiten me shpejtësi. /Telegrafi/