LAJMI I FUNDIT:

Kina dezinfekton paratë dhe i vë në karantinë për 14 ditë, derisa numri i vdekjeve gjatë ditëve të fundit nga coronavirusi është rritur për 143 persona

Kina dezinfekton paratë dhe i vë në karantinë për 14 ditë, derisa numri i vdekjeve gjatë ditëve të fundit nga coronavirusi është rritur për 143 persona

Monedhat e përdorura, Kina ka vendosur t’i dezinfektojë për t’i vënë në karantinë deri në 14 ditë, nga frika se mund të përhapin coronavirusin, derisa numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 1,527 persona.

Bankat po shfrytëzojnë dritë ultravjollce apo temperaturë të lartë për të dezinfektuar juanët e përdorur dhe po i vë në karantinë për dy javë – varësisht nga zona ku ndodhet, sa i përket afërsisë me Wuhanin ku ka shpërthyer sëmundja, transmeton Telegrafi.

Virusi që ka infektuar deri më tani 67,186 persona, është përhapur në 25 shtete të tjera, duke nxitur autoritetet që të pastrojnë zonat publike, në mënyrë që të minimizojnë mundësinë e përhapjes.

Në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e shumta, barnatoret punuan me kapacitete të shtuara që të sigurojnë maska dhe dezinfektues, që të plotësojnë të gjitha kërkesat.

Konfirmohet vdekja e parë nga coronavirusi në Evropë
Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e parë nga coronavirusi në Evropë

Letra higjienike janë vendosur në shumë objekte, që të përdoren kur hapen dyert apo të preken butonat e ashensorëve, derisa shoferëve iu është kërkuar t’i pastrojnë veturat sa më shpesh.

Fan Yifei është guvernatori i bankës qendrore të Kinës, që njoftoi se bankave iu është kërkuar që të sigurojnë para të reja për përdoruesit.

Sipas të dhënave të Pekinit zyrtar, coronavirusi është duke u përhapur në masë të madhe, ndërsa 143 persona kanë vdekur gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori