LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet vdekja e parë nga coronavirusi në Evropë

Konfirmohet vdekja e parë nga coronavirusi në Evropë

Një turist kinez ka vdekur në Francë, pasi kontraktoi coronavirusin – fataliteti i parë nga kjo sëmundja jashtë Azisë.

BBC raporton se viktima ishte një burrë 80-vjeçar nga provinca Hubei e Kinës, njoftoi Ministrja e  Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, transmeton Telegrafi.


“Ai arriti në Francë më 16 janar dhe është vendosur në karantinën e një spitali në Paris, dhjetë ditë më vonë”, ka thënë ministrja Buzyn.

Deri më tani, janë raportuar vetëm tri vdekje jashtë Kinës, të cilat kanë ndodhur në Filipine, Hong Kong dhe Japoni.

Kjo sëmundje, ua ka marrë jetën 1,527 personave, prej të cilëve shumica janë nga Hubei, ku edhe shpërtheu virusi.

Autoritetet shëndetësore, kanë bërë të ditur se janë 2,641 persona më shumë, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 67,185.

Franca ka bërë të ditur, se ka 11 të sëmurë me coronavirus, prej të cilëve gjashtë mbeten në spital.

Mësohet se edhe e bija e viktimës është e infektuar, por gjendja e saj është nën kontroll.

Jashtë Kinës, janë gjetur edhe 500 të sëmurë të tjerë me coronavirus, të shpërndarë në 24 shtete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori