Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “The late show”, të moderatorit të famshëm Jimmy Fallon.


kimiiii

Ajo ka folur rreth ngjarjeve më të fundit në karrierën e saj, si dhe të rejat nga jeta private.

Një ngjarje shumë e diskutuar këtë vit ka qenë takimi i saj me Donald Trumpin në zyrën e tij presidenciale, ku Kim i kishte kërkuar atij që ta lironte nga burgu Alice Marie Johnson.

kimm

Dhe kështu edhe ndodhi, Alice Marie Johnson u lirua dhe Kim ishte mjaft falënderuese ndaj presidentit Trump.

Në një moment gjatë emisionit, 37-vjeçarja ka treguar se kishte qenë krejtësisht e zhveshur kur Donald Trump e kishte telefonuar njëherë.

Me të thënë këtë, moderatori dhe publiku ngelën të shtanguar duke krijuar ovacione rreth kësaj deklarate. /Telegrafi/