Kim Kardshian West është ribashkuar me bashkëshortin e saj, Kanye West, të hënën pasi udhëtoi për në Wyoming dhe u fotografua duke qarë gjatë një bisede me reperin rreth problemeve të fundit.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq e dëshpëruar dhe qau derisa po fliste me Kanye, 43 vjeçar në një automjet, pas deklaratave dhe ngjarjeve të fundit, përfshirë këtu edhe aferën me Meek Mill.


Kjo është hera e parë që çifti i martuar shfaqen së bashku, të cilët duket se po sqarojnë veprimet e fundit - për të cilat West kërkoi falje.

31269532 8566405 The latest Kim Kardashian West reunited with her husband Kanye W m 1 1595901469866 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Dyshja - që ndajnë fëmijët North, shtatë vjeçe, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeçe, dhe Psalm, një - u panë se ishin mjaft të acaruar me njëri-tjetrin.

“Ajo është emocionale për çdo gjë dhe gjithashtu e dëshpëruar”, ka thënë një burim për revistën People të hënën.

“Ajo ndjehet e lënduar nga Kanye. Ajo është munduar ta qetësoje disa herë, por ai e injoroi. Është një situatë e keqe”, ka thënë më tej burimi.

I njëjti burim shtoi se, “Ajo vendosi të udhëtojë për të biseduar me të. Nuk dëshironte të injorohej më”.

31269538 8566405 In Wyoming The 39 year old reality star is seen crying and looki m 2 1595901484663 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Javën e kaluar, Kim ndau një postim rreth bashkëshortit duke theksuar se është ‘i mrekullueshëm’ por i ‘komplikuar’.

Reperi mes tjerash deklaroi se ‘ka provuar të ndahet nga Kardashian’ që kur ajo u takua me Meek Mill në një hotel.

Sidoqoftë, Kanye i kërkoi falje partneres së tij në një postim në Twitter javën e kaluar, ku raportohet se më pas shkoi në një spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

/Telegrafi/

31269530 8566405 It is the first time that the married couple have been pictured  m 3 1595901501495 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

31269618 8566405 image a 21 1595901015980 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)