Së fundmi, brendi i njohur i Kim Kardashian, “SKIMS” ka lansuar koleksionin e ri të veshjes për dy gjinitë.

Dhe, Kim Kardashian është shfaqur me disa prej veshjeve të preferuara të koleksionit 'SKIMS Boyfriend' për t’i ndarë me 194 milionë ndjekësit e saj në Instagram.


“Dhe thjesht e dëshiron ndjenjën që keni fjetur në shtëpinë e të dashur dhe ia keni marrë huazim rrobat sepse nuk keni pasur asgjë veshur”, ka shpjeguar ylli i njohur duke qeshur.

37061306 9072199 image a 49 1608445876145

“Dhe ju dëshironi të merrni diçka të të dashurit për të dalë nga shtëpia e tij dhe për të shkuar në tënden. Kjo është ndjenja që ta jep koleksioni i veshjeve për dy gjinitë”, ka shtuar Kardashian.

Në këto video ajo është shfaqur duke e veshur bluzën “Boyfriend Tee” me ngjyrë rëre dhe me po të njëjtën ngjyrë i ka pasur të veshura bokserat e koleksionit “Boyfriend Boxer”.

37061624 9072199 The vibe And you just kind of want the vibe that you slept over  m 52 1608446294315

Duke e vlerësuar lart këtë koleksion, Kim Kardashian ka treguar se ka qenë duke i veshur rrobat e këtij koleksioni tërë kohën në shtëpi dhe se ndihet tejet rehat në to.

37061298 9072199 image a 61 1608446821441

Vlen të ceket se Kim Kardashian e ka lansuar brendin SKIMS në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

37061310 9072199 image m 65 1608447138126