Kim Kardashian, së bashku me motrat e saj Kylie dhe Kendall Jenner, u bënë qendra e vëmendjes në festën madhështore të 70-vjetorit të nënës së tyre, Kris Jenner.

Mbrëmja u mbajt në rezidencën luksoze të miliarderit Jeff Bezos në Beverly Hills dhe kishte si temë filmat e famshëm “James Bond”.


Kim, 45 vjeçe, mahniti me një veshje dy pjesëshe të mbuluar me gurë të çmuar, që theksonte format e saj të njohura, shkruan DailyMail.

Ajo shkëlqente me një grim të lehtë me nuanca ylberi që i përshtatej perfekt pamjes glamuroze.

Kylie, 28 vjeçe, zgjodhi një kostum të bardhë të ngushtë me detaje transparente dhe bizhuteri diamanti, ndërsa Kendall mahniti me një fustan të kuq të ndezur dhe një gjerdan me gur të madh në qendër.

Supermodelja u pa gjithashtu duke pozuar me shoqen e saj të ngushtë, Hailey Bieber, e cila kishte zgjedhur një fustan të zi me xixa dhe bizhuteri elegante.

Atmosfera e festës ishte e frymëzuar nga eleganca dhe misteri i filmave 007, me tavolina pokeri dhe dekorime luksoze që përshtateshin me temën.

Ndër të ftuarit ishin edhe Princi Harry dhe Meghan Markle, duke e kthyer festën në një nga ngjarjet më të përfolura të fundjavës. /Telegrafi/