Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.

Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.


Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.

29938076 8449497 image a 89 1592878535583 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.

Në fotografitë që janë parë nga 176 milionë ndjekësit e saj, Kardashian pozoi në shtëpinë e saj superluksoze e cila u komentua në masë të madhe gjatë kësaj periudhe pandemie.

29938078 8449497 image m 93 1592878689187 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ndërkohë, të dielën në Ditën Ndërkombëtare të Babait - Kim ndau një fotografi familjare nga pushimet e tyre në Wyoming ku e cilësoi Kanye ‘si babanë më të mirë për fëmijët e saj’.

Kim dhe Kanye - martesa e të cilëve ishte në vitin 2014 - kanë katër fëmijë së bashku, vajzat North dhe Chicago dhe dy djemtë Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

29938080 8449497 image a 91 1592878545080 Kim Kardashian (Foto: Instagram)

29939008 8449497 Father s Day In celebration of Father s Day on Sunday Kardashian a 1 1592879868528 Kim Kardashian dhe familja e saj (Foto: Instagram)