Super ylli Kim Kardashian duket se i ka bërë të pasmet më të vogla.

Komentet në rrjetet sociale shkuan flakë me fotografitë e fundit që 41-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram.


Me këtë rast, megjithatë, duket sikur prapanica e Kim Kardashiani është dukshëm më e vogël se dikur, shkruan Marca.

kimkardashian 285556448 4645449912221686 5164199567949444559 n

Thashethemet kishin filluar të shfaqeshin një vit më parë se influencerja e famshme kishte zgjedhur t’i bënte të pasmet e saj më të vogla, por asgjë nuk u konfirmua asnjëherë.

Tani, pas reagimit të ashpër që u përball me dëmtimin e veshjes ikonë të Marilyn Monroes në Met Gala 2022, duket sikur ajo e ka marrë vendimin.

Fustani në vlerë gati pesë milionë dollarë ishte veshur nga Monroe në ditëlindjen e të famshmit John F. Kennedy, në vitin 1962.

kimkardashian 283144170 1380590805781761 7604377820966424046 n

Duke u shfaqur në një darkë në Uashington, të pasmet e Kardashianit u dukën dukshëm më të vogla në fustanin e saj elegant argjendi.

Të gjithë e dinë se kush është Kim Kardashian dhe se të pasmet e saj janë ikonë.

Por tendencat e fundit të modës me sa duket e kanë shtyrë Kimin të zvogëlojë të pasmet e saj, edhe pse i ka fituar aq shumë para. /Telegrafi/

kimkardashian 277924365 116833387494259 8614704640035038981 n Foto: Kim Kardashian/Instagram