Kim Kardashian është ndër personazhet më të popullarizuar në mbarë botën.

Pothuajse çdo lëvizje e saj komentohet në faqet rozë, sidomos krisjet që po përjeton në marrëdhënien me Kanye West, shkruan Daily Mail.


40-vjeçarja ndërkohë duket se po e merr me sportivitet ndarjen, duke dalë në mënyrë të vazhdueshme.

40996924 0 image a 1 1616799695391

Kardashian është parë në Los Angeles, derisa padyshim që mori vëmendje me tiparet e bujshme trupore.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishte se Kim kishte harruar maskën mbrojtëse, në mes të pandemisë globale.

40996922 0 image a 2 1616799700384

Në mungesë të saj, bukuroshja kishte vendosur xhaketën tek fytyra, derisa mbërriti tek makina luksoze.

Ndërkaq, është raportuar se në këtë kohë familja e saj kanë rregulla strikte, pasi nuk pranojnë mysafir nëse nuk kanë me vete testin negative për COVID-19. /Telegrafi/

40996926 0 image a 3 1616799708711