LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian frikëson njerëzit, duke fshehur fytyrën e saj pas një maske të zezë në Javën e Modës në Paris

Kim Kardashian frikëson njerëzit, duke fshehur fytyrën e saj pas një maske të zezë në Javën e Modës në Paris

Kim Kardashian mori vëmendjen mbrëmjen e së mërkurës, teksa la darkën e “Balenciaga Couture” në Paris me një maskë të zezë, që i mbulonte të gjithë fytyrën.

41-vjeçarja, kishte veshur gjithashtu një fustan të zi me tegela me një dekolte të lartë dhe një bisht të gjerë që zvarritej në tokë ndërsa ajo ecte.

Fustani i Kimit shkëlqeu nën dritat vezulluese të fotografëve në pritje dhe u ngjit pas linjave të saj trupore, shkruan DailyMail.


Ajo mbante një çantë të vogël të zezë me vete për t’iu përshtatur pjesës tjetër të veshjes së saj, ndërsa flokët e saj të gjata bionde të zbardhura i binin mbi supe.

Fustani theksoi humbjen e saj të fundit në peshë, pasi zbuloi se kishte arritur të humbiste edhe më shumë kilogramë pas mbarimit të Met Gala.

Kim humbi 16 kilogramë në dy javë në mënyrë që të mund të merrte pjesë në Met Gala me fustanin që Marilyn Monroe kishte veshur në festën e ditëlindjes së John F. Kennedy në vitin 1962.

Ndërsa shfaqej në emisionin “Today”, Kim zbuloi se kishte hequr edhe pesë kilogramë të tjerë që nga Met Gala, duke rezultuar në një humbje totale të peshës prej 21 kilogramësh.

Ajo gjithashtu mohoi akuzat se kishte dëmtuar fustanin e Marilyn, duke theksuar se “Ripley’s Believe It Or Not!”, kompani e cila ka fustanellën në posedim të saj, mbajti gjithashtu anën e Kimit.

“Kim Kardashian e veshur me fustanin “Happy Birthday” është kontestuar shumë, por fakti mbetet se ajo në asnjë mënyrë nuk e dëmtoi veshjen në kohën e shkurtër që u vesh në Met Gala”, tha Ripley. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori