Kim Kardashian vazhdoi të dëshmonte se është nëna më elegante, ndërsa ndoqi ndeshjen e fundit të djalit të saj, Saint, gjashtëvjeçar në Calabasas, Kaliforni.

Teksa shikonte të birin nga një karrige, ylli televiziv 42-vjeçar qëndroi sa më larg që të ishte e mundur nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, 45-vjeçar, i cili së fundmi shkëputi marrëdhëniet me Adidas, Balenciaga e shumë marka të tjera.


Biondja mahniti e veshur tërësisht në të zeza, por ajo u pa vazhdimisht duke injoruar ish-partnerin duke qenë se dënoi gjuhën e urrejtjes edhe në rrjete sociale pas komenteve antisemite të reperit.

Screenshot 5 70 Kim Kardashian (Foto: MEGA)

Pavarësisht stresit për të parë babanë e katër fëmijëve të saj, me të cilët ndan gjithashtu North, nëntë vjeçe, Chicago, katër dhe tre vjeçarin Psalmin, themeluesja e SKIMS u tregua më e ftohtë.

Ajo përfitoi gjithashtu nga rasti për të biseduar me një prind ose mike tjetër, të ulur pranë saj, ndërsa përpiqej të mposhtte nxehtësinë me kostumin elegant.

Screenshot 6 54 Kanye West dhe Saint (Foto: MEGA)

Kanye nga ana tjetër mori vëmendje me paraqitjen, xhaketën e gjelbër me xhinse blu, e çizme të zeza.

Kim dhe Kanye janë të ndarë që nga viti 2020, pavarësisht se ky i fundit është përpjekur vazhdimisht që të rikthehet me yllin e “The Kardashians”.

Screenshot 7 57 Kim Kardashian dhe Saint (Foto: MEGA)

Bukuroshja këtë vit gjithashtu shijoi një romancë të re me komedianin Pete Davidson, me të cilin u nda gjatë verës. /Telegrafi/

Screenshot 8 50 Kim Kardashian (Foto: MEGA)

Screenshot 9 41 Kanye West (Foto: MEGA)