Kim Kardashian është akuzuar për një dështim në Photoshop pasi ndau fotografi të reja me bikini nga koleksioni i saj i fundit ‘SKIMS Swim’.

Në postimin e saj të së enjtes, ajo pozoi për një sesion fotografik buzë plazhit në Bahamas, duke veshur një seri rrobash banje seksi.


Ylli 44-vjeçar shkroi në mbishkrimin e saj për fansat: "Sapo ka dalë: Dyqani i ri I rrobabanjove", duke njoftuar rikthimin e koleksionit të ri të rrobave të banjës, shkruan DailyMail.

95936529 14471141 image m 27 1741310847703

Megjithatë, disa ndjekës ngritën dyshime për një dështim në Photoshop në një nga fotografitë, duke komentuar për ndryshimet e dukshme në trupin e Kim-it, veçanërisht në barkun e saj.

Një përdorues shkroi, “Çfarë ndodhi me barkun në fotografinë e tretë? Ju lutem, pushoni këtë person që i ka bërë photoshop asaj” ndërsa një tjetër tha, “Dikush ose diçka nuk është në rregull këtu”.

95935223 14471141 One social media user wrote What happened to the belly on the 3r a 21 1741315656080

Pavarësisht kritikave, Kim vazhdoi të shijonte suksesin e koleksionit të saj, duke e promovuar edhe më tej me një instalim me balonë të vendosur në Times Square për të shënuar lansimin e SKIMS Swim.

Po ashtu, Kim ka postuar fotografi të tjera ku shfaqet me bikini dhe aksesorë të ndryshëm. /Telegrafi/

95935231 14471141 The dreamy photo shoot continued with Kardashian using coconuts  a 19 1741310806412

95935675 14471141 She also covered up her famous hips as she wore a long black sar a 20 1741310806423