Pasi mbajti monologun e saj të hapjes në “Saturday Night Live” e veshur me kadife rozë, ylli 40 vjeçar kaloi në një pamje tjetër të fuqishme rozë për ‘after party’ në Zero Bond në New York.

Të gjithë sytë ishin drejtuar rreth Kimit, ndërsa ajo doli me një fustan të hollë elastik dhe pallto luksoze të trazuar.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” – të cilës iu bashkua në këtë ngjarje Kris Jenner, Khloe Kardashian, Scott Disick dhe Corey Gamble – e kompletoi pamjen me një palë vathë diamanti verbues.

Yjet e tjerë në festë përfshinin La La Anthony, Chase Crawford, Rami Malek, Gayle King, Blake Griffin dhe producentin e “SNL” Lindsay Shookus.

Përpara debutimit të saj të shumëpritur në “SNL”, Kim u vu re gjithashtu e veshur me një pallto rozë me gjatësi të plotë dhe doreza të përshtatshme, ndërsa linte hotelin e saj me Kanye West dhe shkonte në 30 Rock për provën e veshjes.

Themeluesja e SKIMS thuhet se kaloi deri në 20 orë në prova. Një burim i tha Page Six se Kanye, 44 vjeç, e ndihmoi Kim të përgatitej për monologun e saj. /Telegrafi/